Fushë-Arrëz, akomodim për 1500 vizitorë/Hila: Jemi furnizuesit kryesorë për frutat e pyllit
Veriu i Shqipërisë është një parajsë alpine për të gjithë ata që duan ajrin e pastër, peisazhet mahnitëse malore si dhe kurorat e pyjeve të shumta që rrethojnë këto qytete dhe japin mundësi të shumta për ecje, ndalesa në burime të kristalta ujore dhe mbi të gjitha, mbushin mushkëritë e vizitorëve me ajër tejet të munguar në metropolet ku jetojmë.Fushë Arrëzi vitet e fundit po pret vizitorë të shumtë. Kjo gjë ka tërhequr edhe banorët e zonave për ndërtimin e bujtinave thotë Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit Hil Curi. Aktualisht kapaciteti për të akomoduar vizitorë në zonat e Fushë Arrëzit është 1500 përsona.Klima alpine lejon për prodhimin e frutave nga më të ndryshmet duke filluar nga boronica, mjedra por edhe dredhëzat.Për ti dhënë akoma më shumë hov turizmit gjithë vjetor në Fushë Arrëz nevojiten investime strategjike dhe infrastrukturore.