Fushë Arrëz, aksident me pasoja fatale, mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, humb jetën shoferi
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në Fushë Arrëz, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë drejtuesi i mjetit, Shkelezen Lleshi, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra.
Në njoftimin e saj policia bënë të ditur se rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Shkelzen Lleshi ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.