“Fussball liebe”, Adidas prezanton topin zyrtar të “Gjermani 2024”
Quhet “Fussball liebe” ose në shqip “Dashuria për futbollin” dhe do të jetë vetëm për adhuruesit e futbollit, të cilët do ta shijonë teksa beniaminët e tyre do ta shkelmojnë në “Euro 2024”. “ADIDAS” prezantoi pak çaste më parë topin zyrtar të turneut, ku pritet të jetë pjesë edhe Shqipëria.
Sfera, e cila përbëhet prej 20 pjesësh, domimohet nga ngjyra e bardhë dhe pëlhura e saj ka disa gropa, të cilat do të ndihmojnë lojtarët në saktesinë në pasime dhe goditje.
Ky është topi i parë i prodhuar për një Europian ku adidas ka inkorporuar “Connected Ball Technology”. Sistem ky, i cili i lejon arbitrave të marrin vendime më të sakta dhe më shpejt.
Topi do të jetë në shitje brenda pak ditësh për një vlerë prej 150 eurosh.