Fustani i Lady Dianës shënon rekord në ankand, shitet për 1.15 milionë dollarë
Një fustan mbrëmjeje i veshur nga Lady Diana në vitin 1985 në Firence për një darkë të organizuar nga kryebashkiaku i atëhershëm Lando Conti u shit në ankand për 1.15 milionë dollarë, një rekord për një veshje që i përkiste princeshës.
Fustani është krijuar nga stilisti anglo-maroken Jacques Azagury:
“Një mishërim i elegancës mbretërore dhe hirit të përjetshëm të Dianës”, tha shtëpia e ankandeve Julien’s e cila mbikëqyri shitjen në Hollywood, e cila përfundoi me një të ardhur njëmbëdhjetë herë më të lartë se vlerësimi fillestar.Pas Firences, ku kishte kaluar tre ditë me bashkëshortin e saj të atëhershëm Carlo si mysafir i Sir Harold Acton në Villa La Pietra, Diana veshi të njëjtin fustan në një koncert të Orkestrës Simfonike të Vankuverit vitin e ardhshëm.