Futboll Femra, Shqipëri-Hungari sot ora 17:00/ Trajneri Grima dhe kapitenia Doçi, flasin në pragndeshje
Shqipëri – Hungari është ndeshja e parë e Ligës së Kombeve në futboll për femra, që do të luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Mbrëmjen e djeshme kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore, ndërkohë që trajneri Armir Grima dhe kapitenia Megi Doçi, janë shprehur entuziast për marrjen e një rezultati pozitiv.Ndeshja e futbollit të femrave, Shqipëri-Hungari, nis sot nga ora 17:00 dhe që do të vijë drejtpërsëdrejti në ekranin e Televizionit Shqiptar, si dhe RTSH Shkodra.