Lajme

Futboll kategoria e dytë – Fitojnë Tërbuni dhe Basania, humbin Veleçiku dhe Murlani

Java e katërt e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë, grupi A ka regjistruar dy fitore shumë të rëndësishme për skuadrat e qarkut Shkodër.

Bëhet fjalë për Tërbunin dhe Basanian, të cilat respektivisht mundën Veleçikun dhe Gramshin.

Takimi i luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, është mbyllur me vetëm një gol. Dhe, ai ka ardhur nga pika e bardhë e penalltisë me autor kapitenin Kaçubela në minutën e 75-të të ndeshjes, i cili tregohet i saktë në goditjen  e tij. Goli ka pasur vlerën e tre pikëve për Tërbunin, por për hirë të së vertetes, ndeshja në fjalë, sidomos pjesa e dytë është shoqëruar me tension në fushën e lojës.

Dhe kjo ka ardhur për shkak të penalltisë të akorduar në favor të pukjanëve, e cila është kontestuar ashpër nga futbollistët dhe stafi teknik i Veleçikut duke pretenduar se vendimi nuki ishte aspak i drejtë.

Protestat e koplikasve i kanë kushtuar ndëshkimin me kartonin e kuq të kapitenit të tyre, Çokaj, ndërkohë që pak më herët me të kuqe është ndëshkuar edhe Pjetracaj për ngjyrat koplikase.

 Ndërkohë, në fushën sportive të Bushatit, Basania e drejtuar nga trajneri Haris Lika ka regjistruar fitoren e parë në kampionat teksa ka mundur Gramshin me rezultatin 3-0. Që të tre golat për bushatasit kanë ardhur në pjesën e dytë me autorë Konatec dy herë dhe Arbër Daija të tretin. Skuadra e katërt e qarkut të Shkodrës që luan në këtë grup, Murlani është mundur nga Sopoti me rezultatin 0-2.

Tabelën e klasifikimit e kryeson Luzi me 10 pikë, po aq ka edhe  Iliria. Tërbuni është i treti me 8 pikë, Veleçiku në vendin e pestë me 6 pikët, ndërkohë që Murlani i Barbullushit mbyll tabelën me 0 pikë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

6 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

6 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

6 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

6 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

6 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

23 hours ago

This website uses cookies.