Futboll kategoria e dytë/ Tërbuni mund Adriatikun 3-0 dhe e mbyll në vendin e katërt

fut 1

fut 1

Java e 11-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë ka mbyllur konkurimin për fazën e parë. Përballja e fundit për këtë fazë për ekipin e Tërbunit të Pukës u luajt në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës duke u ndeshur me ekipin e Adriatikut.

Ndonëse sfida në fjalë u luajt në prezencën e temperaturave të ulta, në fushën e lojës është parë një luftë e fortë sportive për të dy ekipet. Pukjanët e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi, e kishin detyrim për ta fituar këtë ndeshje, dhe në fund ia arritën qëllimit duke e mbyllur ndeshjen në favorin e tyre me rezultatin 3 me 0.

Dy golat e parë për pukjanët janë shënuar me autor Tabakun,  një ne pjesën e parë dhe një në të dytën.  Kur pritej reagimi I skuadrës mysafire Adriatik për të gjetur golin, është përsëri Tërbuni që dikton në fushën e lojes. Për të mbyllur gjithçka në favor të Tërbunit mendon Obando, I cili duke shënuar në limit të krejt ndeshjes, fikson avantazhin e merituar të Tërbunit me rezultatin 3-0.

Me këtë tre pikësh, Tërbuni renditet në vendin e katërt me 15 pikë, ndërkohë që më sipër janë rivalët Valbona, Besëlidhja dhe Iliria, përkatësisht me 28, 27 dhe 23 pikë.Nga sa bëhet e ditur, në merkaton e janarit, KF Tërbuni, pritet të përforcohet me lojtarë cilësor në përmbydhje të objektivave për kualfikimin në kategorinë e parë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.