Futboll kategoria e dytë, Valbona kampione, Besëlidhja, Iliria, Tërbuni, Sopoti në Play Off

Kategoria e dytë e futbollit shqiptar, grupi A ku luajnë edhe skuadrat veriore ka mbyllur zyrtarisht kampionatin duke shpallur Valbonën kampione, skuadër e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e parë.  Një objektiv të tillë, tropojanët e arritën duke mundur në javën e fundit Murlanin e Barbullushit me rezultatin 5-1. Synimet për t’u kualifikuar në kategorinë e parë i kishin edhe skuadrat e tjera, dhe sidomos Besëlidhja që kryesoi për shumë javë por gaboi në ndeshjen direkte me Valbonën. Ndërsa Tërbuni, i cili edhe pse në fazën e dytë ka bërë një figurë shumë të mirë sportive, falë hapave të gabuar në fazën e parë, nuk arriti pikët e duhura për t’u kualifikuar direkt në të parën. Një javën e fundit Tërbuni mundi Adriatikun 4-2, ndërkohë që Besëlidhja kishte pushim. Kështu që, si për lezhjanët dhe ashtu edhe për pukjanët, e vetmja mundësi e marrjes së një bilete për të luajtur vitin e ardhshëm në kategorinë e parë është faza Play Off, ndeshjet e së cilës do të luhen ditën e enjte. Besëlidhja e drejtuar nga Dritan Smajlaj do të presë Sopotin në shtëpi, ndërkohë që Tërbuni me trajner Sinan Bardhi luan në transfertë me Ilirinë. Që të dyja ndeshjet në fjalë nisin në orën 16:00, dhe sipas rregullores luhen me një takim, ku dy skuadrat fituese vazhdojnë garën më tej në Play Off.  Sa i përket dy skuadrave të tjera të qarkut Shkodër, Veleçiku dhe Murlani  që  janë pjesë grupit A, Veleçiku me trajnerin Besnik Duli është renditur në vendin e pestë të klasifikimit me 22 pikë, ndërkohë që Murlani i drejtuar nga trajneri Vehedin Pepaj është renditur në vendin e nëntë me 11 pikë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.