Kategoria e dytë e futbollit shqiptar, grupi A ku luajnë edhe skuadrat veriore ka mbyllur zyrtarisht kampionatin duke shpallur Valbonën kampione, skuadër e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e parë. Një objektiv të tillë, tropojanët e arritën duke mundur në javën e fundit Murlanin e Barbullushit me rezultatin 5-1. Synimet për t’u kualifikuar në kategorinë e parë i kishin edhe skuadrat e tjera, dhe sidomos Besëlidhja që kryesoi për shumë javë por gaboi në ndeshjen direkte me Valbonën. Ndërsa Tërbuni, i cili edhe pse në fazën e dytë ka bërë një figurë shumë të mirë sportive, falë hapave të gabuar në fazën e parë, nuk arriti pikët e duhura për t’u kualifikuar direkt në të parën. Një javën e fundit Tërbuni mundi Adriatikun 4-2, ndërkohë që Besëlidhja kishte pushim. Kështu që, si për lezhjanët dhe ashtu edhe për pukjanët, e vetmja mundësi e marrjes së një bilete për të luajtur vitin e ardhshëm në kategorinë e parë është faza Play Off, ndeshjet e së cilës do të luhen ditën e enjte. Besëlidhja e drejtuar nga Dritan Smajlaj do të presë Sopotin në shtëpi, ndërkohë që Tërbuni me trajner Sinan Bardhi luan në transfertë me Ilirinë. Që të dyja ndeshjet në fjalë nisin në orën 16:00, dhe sipas rregullores luhen me një takim, ku dy skuadrat fituese vazhdojnë garën më tej në Play Off. Sa i përket dy skuadrave të tjera të qarkut Shkodër, Veleçiku dhe Murlani që janë pjesë grupit A, Veleçiku me trajnerin Besnik Duli është renditur në vendin e pestë të klasifikimit me 22 pikë, ndërkohë që Murlani i drejtuar nga trajneri Vehedin Pepaj është renditur në vendin e nëntë me 11 pikë.
Një aksident është shënuar sot në rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rreshen pranë urës së Zogut…
Gjykata në Romë ka vendosur pezullimin e ndalimit të 7 emigrantëve që u sollën në…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj prezantoi në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë…
Partia Demokratike ka paralajmëruar protesta nëse qeveria socialiste vijon me planin për të kaluar njëanshmërisht…
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Nations League, kundër…
Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Moldavisë më 15 dhe 18 nëntor…
This website uses cookies.