Futboll, Paris 2024: Maroku “shpartallon” Egjiptin dhe fiton medaljen e bronztë
Nuk ka histori “finalja e vogël” për medaljen e bronztë në futboll në Lojërat Olimpike, Paris 2024. Maroku mposht bindshëm me rezultatin tenistik 6-0 Egjiptin dhe fiton medaljen e bronztë në këtë edicion të Olimpiadës, duke regjistruar fitoren më të thellë në këtë turne.
Marokenët mbyllin pjesën e parë në avantazh 2-0, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës shënojnë edhe 4 gola të tjerë në portën e egjiptianëve.
Kujtojmë që finalja e madhe e futbollit në Paris 2024 do të luhet nesër në orën 18:00. Organizatorët e Francës sfidojnë Spanjën në një ndeshje që vlen medaljen e artë në këto Lojëra Olimpike.