Futboll, Paris 2024: Spanja fiton medaljen e artë, Franca dorëzohet në finale
Finalja e futbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike, Paris 2024 ka dhuruar emocione të mëdha në ekranin e RTSH 2. Franca dhe Spanja kanë luftuar për 120 minuta për medaljen e artë, por në fund kanë qenë spanjollët ata që kanë festuar, duke fituar 5-3 në kohën shtesë dhe duke u shpallur kampionë olimpikë.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3, por Camello shënon 2 gola në kohën shtesë dhe i jep suksesin 5-3 skuadrës spanjolle.
Organizatorët e Francës kalojnë të parët në avantazh, por spanjollët përmbysin gjithçka që në pjesën e parë, të cilën e mbyllin në avantazh 3-1. “Gjelat” reagojnë në pjesën e dytë dhe arrijnë që të barazojnë shifrat në limitet e kohës së rregullt.
90 minuta nuk mjaftojnë dhe duhet të luhet edhe koha shtesë që të përcaktohet fituesi i medaljes së artë. Tek Spanja shkëlqen Camello, që realizon dy gola dhe i jep fitoren skuadrës së tij. Franca duhet të ngushëllohet me medaljen e argjendtë.