“Futbolli është i lirë”, festojnë drejtuesit e Superligës! Reagojnë edhe federatat
“Fituam të drejtën për të konkuruar. Monopoli i UEFA-s mori fund. Futbolli është i lirë. Klubet janë tashmë të lira nga kërcënimet për sanksione dhe të lirë të vendosin të ardhmen e tyre. Për tifozët propozojmë shikimin falas të të gjitha ndeshjeve të Superligës. Për klubet, të ardhurat do të jenë të garantuara”, ka deklaruar Bernd Reichart, CEO i “A22 Sports” pas vendimit të Gjykatës së Bashkimit Europian që doli në favor të Superligës, që kishte apeluar monopolin e FIFA-s dhe UEFA-s.
Ka reaguar kundër këtij vendimi presidenti i Federatës spanjolle Javier Tebas. “Po bëhet shumë konfunzion me këtë vendim. Edhe më parë mund të organizoheshin kompeticione jashtë UEFA-s dhe FIFA-s, kjo nuk mund të ndalohet. Gjithçka ka lidhje me kushtet me të cilat këto kompeticione mund të bashkëjetojnë me UEFA-n dhe FIFA-n. Duhen rregulla të qarta”, ka thënë Tebas, një nga kundërshtarët më të fortë të Superligës.
“Ky vendim nuk ndryshon asgjë, sepse projekti Superliga nuk mund të konkretizohet. Në të nuk bëjnë pjesë klube franceze dhe gjermane, besoj edhe klubet italiane nuk do të përfshihen. Le ta bëjnë me Barcelonën, Realin e Madridit dhe Porton…”, ka thënë Jaume Roures aksioneri kresor I Mediapro, shumë pranë federatës franceze.