Futbolli i femrave, Vllaznia fiton sfidën me Apoloninë

Vllaznia fiton sfidën me Apoloninë

Java e tetë e kampionatit të futbollit të femrave uli siparin pasditen e sotme me dy sfidat Apolonia – Vllaznia dhe Teuta – Tirana. Kampionet në fuqi mposhtën Apoloninë me rezultatin 0-2, ndërsa Tirana barazoi me Teutën 3-3 në sfidën e luajtur në Durrës.

Në sfidat e tjera të luajtura sot, Egnatia mundi Lushnjen në shtëpi me shifrat 6-0. Ndërkaq, sfida Kinostudio – Gramshi u mbyll me fitoren 0-1 të gramshioteve.

Me një rezultat shumë të thellë fitoi edhe Partizani ndaj Laçit, duke i shënuar 10 gola kundrejt asnjë goli të laçjaneve në takimin e luajtur dje.

Rezultatet e javës së 8-të të kampionatit të femrave:

Partizani 10-0 Laçi

Egnatia 6-0 Lushnja

Kinostudio 0-1 Gramshi

Apolonia 0-2 Vllaznia

Teuta 3-3 Tirana

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.