Futbolli lezhjan në zi/Vdekja e kapitenit të Shënkollit Klajvert Çuni lajm i trishtë për sportin
E premtja e 5-marsit ishte e trishtë për futbollin lezhjan dhe më gjerë.Futbollisti i Akademisë së Shënkollit, njëherazi dhe student në fakultetin e Mjeshtërisë Sportive Klajvert Çuni gjeti vdekjen në moshën 21-vjeçare. I riu ra aksidentalisht nga tarraca pasditen e 23 marsit, teksa po bënin disa punime me babain e tij dhe pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha nuk arriti të mbijetojë, për shkak të plagëve të shumta që kishte pësuar në disa pjesë të trupit. Mes dhimbjes dhe lotëve, Klajvert Çuni u përcoll këtë të shtunë për në banesën e fundit, ndërsa ishte djali i vetëm i familjes.