Lajme

Futbolli modern është i mërzitshëm, Platini propozon të luhet me 10 lojtarë

Futbolli modern po bëhet gjithnjë e më i mërzitshëm. Por këtij problemi i jep zgjidhje Mishel Platini me propozimet e tij. Përtej mërzisë së një futbolli që është më shumë i vëmendshëm ndaj pasimeve, ish-futbollisti i Juventusit propozon që të hyjnë në fushë skuadra me dhjetë lojtarë. Kështu do të krijohen hapësira të reja në fushë dhe do t’u lejohet lojtarëve të vrapojnë më shumë.

“Nevojitet të hiqet një, e skuadrat të luajmë me  dhjetë lojtarë. Në 1900, filloi të luhej me 11 lojtarë, por në atë kohë lojtarët vraponin më pak, ishin më të ngadaltë dhe gjithashtu më pak të fortë fizikisht. Kështu që mund të jetë një gjë e mirë të kufizohet numri i lojtarëve sepse do të lironte hapësira në fushë”.  Ideja e ish-presidentit të UEFA-s dhe 3 herë fituesit të topit të artë lidhet me analizën e futbollit të  sotëm: “Njerëzit e brezit tim nuk shikojnë më futbollin që luhej më parë. Bëhen shumë pasime prapa se sa përpara. Nuk dua të bëhem kritik, por në epokën time kemi parë më shumë futboll sulmues”.

Prandaj propozimi që do të kishte efektin e një revolucioni në një sport të cilin Marco Van Basten, si konsulent i FIFA-s, ishte përpjekur ta evoluonte me ide të ndryshme, duke modifikuar pozicionin jashtë loje, duke hequr kohën shtesë, duke vendosur një përjashtim të përkohshëm, përputhet edhe me idenë e Platinisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

8 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

8 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

8 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

8 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

8 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

8 hours ago

This website uses cookies.