Futbollistët kundër formatit të ri të Botërorit për klube: Na rrezikohet karriera

Boterorit per klube

Boterorit per klube

Futbollistët dalin hapur kundër formulës së re të Kupës së Botës për klube me 32 skuadra që do të marrë jetë në vitin 2025. “FIFPRO”, shoqata botërore e futbollistëve, ka reaguar përmes një komunikate kundër FIFA-s duke thënë se: “nuk merret në konsideratë shëndeti mendor dhe fizik i lojtarëve që marrin pjesë në turne si dhe ka një nënvlerësim për jetën e tyre personale dhe familjare”.

Në veçanti “FIFPRO” thekson se Botërori i ri për klube “do të reduktojë ditët e pushimit dhe të rikuperimit të lojtarëve në fund të sezonit 2024-2025 dhe do të ndikojë në punën dhe ekuilibrin mes kompeticioneve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Lojtarët detyrohen të performojnë për 11 muaj dhe nuk kanë mjaftueshëm kohë për të pushuar në prag të sezonit të ri. “Presioni i madh fizik dhe mendor janë shqetësimi kryesor i futbollistëve që marrin pjesë në shumë turne për klube dhe kombëtare. Ndeshjet e shumta sjellin lodhje, probleme fizike, probleme të shëndetit mendor, paraqitje jo të mira, që rrezikojnë jetëgjatësinë e karrierës. Për këtë arsye i kërkojmë FIFA-s që të bisedojë me të gjitha palët e interesuara për të sjellë disa rregulla bazë për shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve profesionistë ”, lexohet në komunikatë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.