Futsal, Vllaznia arrin fitoren e dytë – “Ulqini Open 2025” shkodranët pretendime për fitimin e turneut ballkanik
Vllaznia e futsalës po bën një paraqitje të mirë në Turneun Ballkanit të Futsales “Ulqini Open 2025” me pjesëmarrjen e 16 ekipeve nga rajoni. Dy ndeshje, dy fitore me golaverazhin pozitiv 7-0. Ky është bilanci i ekipit Vllaznia Futsal.
Pasi mundi në takimin e parë të grupit B ku bën pjesë, ekipin Sloga me rezultatin 0-4 me golat e Gjoklajt, Djepaxhisë, Tafilit dhe Bashajt, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Arben Xhaferi, i cili luan edhe rolin e drejtorit sportiv, regjistroi edhe fitoren e dytë radhazi në këtë turne. Futorja e dytë ka ardhur mbrëmjen e enjtes duke sfiduar ekipin tjetër malazez, Pro Conto me rezultatin 3 me 0 me dy gola të Djepaxhiajt dhe një të Besfort Gjoklaj.
Drejtori sportiv i Vllaznisë në futsal, Xhaferi, thekson se skuadra ka si objektiv fitmin e këtij turneu.
Ndeshja e tretë e Turneut Ndërkombëtar të Futsales që po zhvillohet në sallën sportive “Marshall Tito” të Ulqinit për Vllazninë do të jetë mbrëmjen e së premtes duke filluar nga ora 20:00, ku përballë do të kenë skuadrën tjetër malazeze, Pablo’s Bar.