Fyerje në tiktok, në kërkim 35-vjeçari, policia e Lezhës u vu në lëvizje pas kallëzimit të një shtetase
Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike pasi ka kallëzuar nga një 33–vjeçare, se ky shtetas ka hapur një llogari në “TikTok”, nëpërmjet së cilës fyen atë dhe familjarë të saj.
Menjehërë pas kallëzimit, blutë u vunë në lëvizje duke bërë të mundur identifikimin e përsonit në fjalë.
Ai është shtetasi Fabjan Dodaj, banues në Shkodër, dhe policia po punon për për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit si dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet procedurale në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Platforma Tik Tok po shihet si shqetësim për shoqërinë shqiptare, ndaj dhe Kryemistri Edi Rama ka vendosur mbylljen e tij për një afat 1- vjeçar, por që vendimi ende nuk ka gjetur zbatim.