Gabbia nuk mjafton, Milani synon edhe mbrojtësin e Brest

d6df86f70fd74910b1acfefc16a59f36

d6df86f70fd74910b1acfefc16a59f36

Milani do të zyrtarizojë ditën e sotme rikthimin e Matteo Gabbias, por kuqezinjtë synojnë të përforcojnë organikën edhe me një tjetër mbrojtës qendre për pjesën e dytë të sezonit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi kuqezi ka këmbëngulur për të huazuar nga Arsenali fillimisht Jakub Kiwior dhe më pas Takehiro Tomiyasu, por “topçinjtë” nuk kanë dashur që të humbasin përkohësisht dy lojtarët.

Për këtë arsye, Milani ka vendosur që të fokusohet te Lilian Brassier, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 10 milionë euro nga Brest. Aktualisht 24-vjeçari duket më i favorizuar për t’u transferuar në Milano se Clement Lenglet, mbrojtësi i Barcelonës (që është i huazuar tek Aston Villa), pasi ky i fundit merr një pagë relativisht të lartë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.