Categories: KulturëLajme

Gara e Festivalit të Këngës në Eurovision, Votimi i Jurisë me video sqaruese

Si anëtar jurie, pjesëmarrës në votimin në Eurovision-in e këtij viti, ju keni një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet përfundimtare. Le të shqyrtojmë shpejt si do të funksionojë procesi. 

Është e detyrueshme për ju dhe kolegët e jurisë që t’i shikoni në tërësi të gjitha interpretimet e Provës së Dytë me Veshje. Nëse do ju duhet të largoheni nga dhoma dhe humbisni ndonjë nga interpretimet, duhet t’i shikoni ato më vonë, pas interpretimit të këngës së fundit. 

Pasi të keni parë të gjitha interpretimet drejtpërdrejt, do t’ju duhet të renditni këngët pjesëmarrëse si më poshtë: kënga juaj e preferuar renditet e para me “1”, kënga  juaj e dytë e preferuar renditet me “2”, kënga juaj e tretë e preferuar në radhën “3” dhe kështu me radhë, derisa kënga juaj më pak e preferuar të jetë renditur e fundit.

Nuk lejohet të votoni për vendin tuaj ose të jepni të njëjtën renditje për dy këngë të ndryshme. Juve ju lejohet të diskutoni interpretimet me kolegët tuaj të jurisë, por duhet të gjykoni dhe votoni në mënyrë të pavarur, në mënyrë plotësisht të drejtë dhe objektive për atë që shihni sonte. Është e rëndësishme që të mos favorizoni asnjë konkurrent bazuar në kombësinë, gjininë ose për ndonjë arsye tjetër që nuk ka të bëjë me këngën ose interpretimin e tyre.

Mendimi juaj duhet të bazohet në kriteret e mëposhtme: kompozimi dhe origjinaliteti i këngës; cilësia e interpretimit që sapo keni parë në skenë; kapaciteti vokal i interpretuesit ose interpretuesve; dhe sigurisht përshtypja e përgjithshme për interpretimin.

Pasi të keni plotësuar fletën tuaj të votimit, ju lutemi ta nënshkruani dhe t’ia jepni Kryetarit të jurisë. Derisa të kontrollojmë që gjithçka është në rregull, do t’ju duhet të prisni deri në 90 minuta pasi të përfundojë Prova me Veshje, përpara se të largoheni.

Do të dëshironim t’ju kujtonim se: filmimi, fotografimi ose transmetimi i procesit të votimit në çdo platformë është rreptësisht i ndaluar. Ju lutemi mos i shpërndani ose zbuloni rezultatet tuaja apo mos bëni vërejtje publike për këngët ose interpretimet përpara se fituesi të shpallet në Finalen e Madhe, të shtunën. Mosrespektimi i këtyre rregullave fatkeqësisht mund të rezultojë në anulimin e të gjithë rezultatit të Jurisë Kombëtare të vendit tuaj.

Faleminderit për kohën tuaj në përcaktimin e rezultateve të Festivalit të Këngës në Eurovision të këtij viti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

10 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

10 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

10 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

10 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

10 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

10 hours ago

This website uses cookies.