Presidenti Xho Bajden fitoi zgjedhjet paraprake demokrate në Miçigan, pavarësisht një vote të konsiderueshme proteste për qëndrimin e tij ndaj luftës në Gaza. Fitorja e Bajden në zgjedhjet paraprake demokrate erdhi me një paralajmërim nga progresistët, votuesit e rinj dhe demokratët arabo- amerikanë në formën e një votimi- proteste “si të pavendosur”. Kjo pjesë e elektoratit ka kërkuar të ndryshohet kursi për luftën e Izraelit në Gaza. Ata kanë paralajmëruar se Bajden rrezikon të humbë një pjesë të konsiderueshme të mbështetjes në Miçigan, një shtet që mund të jetë vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.
Përmes një deklarate, Bajden falënderoi çdo banor të këtij shteti që votoi, duke bërë që t’i dëgjohet zëri. “Shfrytëzimi i të drejtës së votës është ajo çfarë e bën Amerikën të mrekullueshme”, – ka thënë ai.
Nga e ana e republikanëve, ish-presidenti Donald Trump i fitoi bindshëm zgjedhjet paraprake në këtë shtet, duke i rritur mundësitë për të marrë nominimin e partisë së tij për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Ndonëse Biden dhe Trump pritej të fitonin lehtësisht në zgjedhjet paraprake në Miçigan, procesi i numërimit të votave u vëzhgua me interes nga të dyja kampet, pasi ky shtet jep një panoramë të identifikimit të votuesve “të pavendosur”, por tregon edhe se sa mbështetje ka secili kandidat. Miçigani pritet të luajë rol vendimtar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, kur pritet të përballen kokë më kokë Bajden dhe Tramp.
Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…
I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…
Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…
Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…
Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…
This website uses cookies.