Garanci sociale për luftëtarët që mbrojnë atdheun, Putin takohet me ish-komandantin e Uagner
Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin e Mbrojtjes Junus Bek Jenkurov (Yunus-Bek Yevkurov) dhe ish-komandantin e Uagner (Wagner) Andrej (Andrey) Troshev.
Sipas një deklarate të publikuar nga Kremlini, Putin ka deklaruar se ka diskutuar për “garancitë sociale” për këdo që kishte luftuar për të “mbrojtur atdheun”.
Ai përmendi gjithashtu një takim të mëparshëm me Troshev, në të cilin ata kishin biseduar për formimin e njësive luftarake vullnetare për të luftuar në Ukrainë.
Troshev është një kolonel rus në pension dhe një anëtar themelues dhe drejtor ekzekutiv i Grupit Uagner, sipas dokumenteve të sanksioneve të publikuara nga Bashkimi Evropian dhe Franca.
Në qershor, Putin propozoi që Troshev të komandonte grupin ushtarak privat në vazhdën e rebelimit të dështuar të Uagner. Pas rebelimit të dështuar, ekspertët e sigurisë parashikuan se Kremlini do të kërkonte të thithte më tej grupin në ushtrinë ruse. Në fillim të kësaj jave, zyrtarët ukrainas thanë se luftëtarët e Uagner ishin kthyer në frontin lindor, tani duke punuar si individë për Ministrinë Ruse të Mbrojtjes.