Categories: LajmeEkonomi

Garanci sovrane për manifakturën, sipërmarrjet shkurtuan 4.500 vende në dy muaj

Qeveria miratoi fondin prej 4 miliardë lekësh si garanci sovrane për sipërmarrjet fasone për të dalë nga kriza.

Sipas Edvin Premçes, president i “Pro Export Albania”, që nisma të ketë impakt dhe të përthithet nga të gjitha sipërmarrjet, duhet të marrë në konsideratë disa kushte.

Kërkesa jonë është që të paktën 80 për qind të tij, kolaterali të jetë i mbështetur nga shteti. Pika e dytë e rëndësishme është përqindja, që ne shpresojmë të jetë nga 0 në maks. 1,5 për qind, në të kundërt nuk do të ketë efektet e saj. Pika e tretë është amortizimi, pra në momentin që ne bëjmë këtë lloj investimi na duhet që edhe amortizimi të jetë i përshpejtuar – nga norma 20 për qind të paktën të shkojë në 40 për qind,” shprehet z. Premçe.

Nisma e qeverisë konsiderohet si një garanci më shumë për sistemin bankar, i cili ka një rol të rëndësishëm në funskionimin e kësaj nisme

Besoj që edhe fondi i akredituar nga ana e qeverisë i jep qetësinë bankave të mund të analizojnë në mënyrë më korrekte dhe të bëjnë vlerësimin e riskut duke u përshtatur ndaj kushteve shumë të këqija ekonomike ku ndodhet sektori i biznesit,” thotë z. Premçe.

Sipas Premçes, nisma vjen në një kohë që sektori i manifakturës përballet me humbje të mëdha financiare. 

Viti 2023 u mbyll me 8.9 miliardë lekë më pak krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu referuar dy muajve të parë të vitit 2024, janë shkurtuar rreth 4.500 vende pune nga sipërmarrjet, të cilat operojnë në zonat më të varfra të vendit. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

60 minutes ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

1 hour ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

1 hour ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

3 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

3 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

4 hours ago

This website uses cookies.