Lajme

Garancia sovrane në bujqësi, Kote: Bankat e nivelit të dytë do të ndihmohen nga AZHBR

Instrumenti i ri bankar me një shumë prej 250 milionë eurosh për të lehtësuar aksesin në kredi për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural nga Banka e Shqipërisë do të jetë gati pas mesit të këtij viti. Kjo u bë me dije nga zv.ministri i Bujqësisë, Dhimiter Kote në një intervistë për RTSH.

Kjo mbështetje është për të gjithë biznesin, të cilët fermerët e kanë një portë të hapur për ta vazhduar dhe zhvilluar bujqësinë. Bujqësia shqiptare ka nevojë dhe të kreditohet. Nga kontaktet nga Banka, të gjitha e kanë hapur dhe miratuar këtë”, tha Kote.

Zv.ministri Kote u ndal edhe te garancia sovrane, e cila do të jetë e aplikueshme në 6-mujorin e dytë të këtij viti dhe do të sjellë një normë interesi deri në 2 përqind për fermerët.

“Ndërhyrja që po bën qeveria shqiptare, për fondin e garancisë në 75 përqind të kolateralit, ku në të gjitha skemat që kemi, fermeri arrin të marrë deri në 2 përqind interes këtë kredi”, deklaroi ai.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural do të jetë një asistente e të gjithë fermerëve dhe bankave të nivelit të dytë për të dyja inisiativat.

AZHBR do të orientohet dhe do të jetë bashkë me Ministrinë e Bujqësisë, ku do t’i orientojë dhe do të japë asistencën teknike për strategjinë që ka Ministria e Bujqësisë. Cilët janë sektorët prioritarë dhe cilët kanë të ardhme nesër, sepse bujqësia zhvillohet sipas kërkesave të tregut“, theksoi Kote.

Të dyja instrumentet, për Koten janë mundësi të mira për të arritur në rritjen e eksporteve jo vetëm nga sasia, por edhe nga cilësia.

Blerti Delija

Recent Posts

“Refreni” i Brdaric: Objektiv fitorja! – Ndryshe nga herët e tjera, flet për riparim të defekteve të ndeshjes me Tiranën

Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i…

40 seconds ago

Letërsia për fëmijë në tkurrje – Bushati: Dominojnë librat e perkthyer, fëmijët pak interes për leximin

Letërsia shqipe për fëmijë po përballet me një tkurrje të ndjeshme, duke pasur gjithnjë e…

6 minutes ago

Censusi i shpendëve – Macaj: Ka patur rritje të ekzemplarëve, ndikim klima dhe moratoriumi

Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin…

8 minutes ago

Mbledhja e Këshillit të Qarkut – Miratohen unanimisht të gjitha pikat e rendit të ditës

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet…

12 minutes ago

Rinis treni Shkodër – Laç / Nisja çdo të martë, për 13 javë radhazi

Treni i linjes hekurudhore Shkodër-Laç do të jetë në funksion çdo të martë deri në…

17 minutes ago

Arrestohet shoferi  i autoambulancës – Shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një 57- vjeçari dhe plagosjen e dy personave

Nga sektori i Policisë rrugore është arrestuar drejtuesi i autoambulancës  së spitalit të Koplikut, shtetasi…

25 minutes ago

This website uses cookies.