Gati firmën me një sulmues cilësor, presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi e konfirmon ekskluzivisht në RTSH Shkodra

Vllaznia është shumë pranë firmosjes me një sulmues cilësor, i cili pritet të jetë një forcë më shumë në vijën e parë kuqeblu përkrah kapitenit Bekim Balaj, Grudës, Çobës, e të tjerëve. Lajmin në fjalë e konfirmon ekskluzivisht për RTSH Shkodra, presidenti i klubit kuqeblu, Alban Xhaferi gjatë emisionit: Emocionet e Europianit Gjermani 2024” ku ishte i ftuar në panel së bashku dy analistët e futbollit Ardit Mani dhe Edmod Doçi si dhe shefin e Departamentit të Sportit në Universitetin Luigj Gurakuqi Shkodër, Giuljo Zefi.
Ndër të tjera, presidenti Xhaferi, foli edhe për përgatitjet e Vllaznisë në prag të ndeshjeve Europiane, dhe besimin që skuadra kuqeblu do të kalojë turin e parë.
Dy përballjet e Vllaznisë në turin e parë të Conferencë Leagues përballë Valur të Islandës do të luhen me datë 11 në Islandë dhe 18 korrik në Shkodër.