Gati kësti i katërt për ish-të përndjekurit/ Drangu: Në Shkodër përfitojnë mbi 100 trashëgimtarë
Ministria e Financave ka bërë gati emrat e ish-të përndjekurve apo trashgimtarëve të tyre që përfitojnë këstin e 4-t të dëmshpërblimit për vuajtjet në kohën e regjimit komunist.Në Shkodër janë mbi 100 përfitues , trashëgimtarë të ish-të përndjekurve politikë.Kreu i kësaj shoqate është i zhgënjyer nga qeveria Berisha.Ai thotë se në dy mandate të asaj kohe kategoria e ish-të dënuarve që janë gjallë, morën vetëm 2 keste, ndërsa me qeverisjen e të majtëve kjo kategori i përfitoi të gjitha këstet. Gjithsej në të gjithë vendin janë rreth 20 mijë trashëgimtarë në radhë për të përfituar këstin e 4-t të dëmshpërblimit ndërsa fondi i vënë në dispozicion kap vlerën e 1 miliardë lekëve ose rreth 10 milionë dollarë. Shkodra numëron 601 të pushkatuar nga regjimi komunist, 136 të vdekur ndër burgje, 2846 të burgosur politikë dhe 1924 të internuar politikë.