Gati kontrata e re, Ferrari “blindon” Lëklerk

6a191c839f38418f9f065643b2ad97dd

6a191c839f38418f9f065643b2ad97dd

Ferrari ka ende besim se Sharl Lëklerk është i duhuri për të ardhmen. Ashtu siç lajmëroi pak ditë më parë “la Gazzetta dello Sport” mes monegaskut dhe skuderisë italiane tratativat janë në një stad të avancuar madje firma thuhet se është vetëm një formalitet.

Kontrata aktuale mes palëve mbaron në 2024-ën, por me akordin e ri Lëklerk qëndron me Ferrarin deri më 2029-ën. Sipas gazetës të njohur italiane me akordin e ri monegasku bëhet njëri nga pilotët më të pasur të cirkuitit pasi nëpërmjet kontratës së re ai përfiton deri në 50 milionë euro në sezon.

Mësohet se shifrat e pagesës janë mjaft të larta. Lëklerk do të nisë të paguhet me 25 milionë euro në sezonin që vjen dhe deri në fund të kontratës pra dëri në 2029-ën paga tij do të vijë në rritje deri në 50 milionë euro.

Ndryshe është situata kontraktuale për Karlos Sainz, i cili është shumë larg akordit me drejtuesit e Ferrari-t. Spanjolli ashtu si Lëklerk ka hyrë në sezonin e fundit të kontratës, por ndryshe nga shoku i ekipit duket se nuk ka besimin e skuderisë italiane. Kjo e fundit i ka ofruar rinovimin e akordin për një vit ndërsa vetë piloti shpresonte në një akord të ri 2-vjeçar. 

Mësohet se për momentin Ferrari nuk kërkon të lidhet për një kohë të gjatë me iberikun pasi shpreson të shikojë se çfarë mundësishë mund t’i oforjë tregu i pilotëve pas një viti. Thuhet se Ferrari-t i pëlqen shumë një profil si ai i Lando Norrist, i cili mbyll kontratën me McLaren pikërisht në 2025.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.