Gati ndërhyrja emergjente për Urën e Zogut, ndër më të bukurat në Ballkan

E cilësuar si një nga urat më të bukura në Ballkan, Ura e Matit apo e njohur si Ura e Zogut do t’i nënshtrohet më në fund një ndërhyrjeje emergjente.

Përmes një konkurrimi të hapur për vetëm pak ditë, Ministria e Kulturës ka kërkuar që palët e interesuara për të bërë këtë ndërhyrje emergjente përmes një fondi në dispozicion prej 46 milionë lekë.

Ura e Matit gjendet në Fushë Milot, në të majtë të rrugës së Kombit, lidh të dyja ekstremet e lumit Mat dhe është ndërtuar në vitin 1927. Ka një gjatësi rreth 490 m dhe gjerësi rreth 6.2 m së bashku me trotuaret. Është urë e tipit të varur. Kjo urë aktualisht shërben vetëm për kalimin e këmbësorëve dhe është jashtë përdorimit për mjetet motorike.

E projektuar nga inxhinieri zviceran, Erwin Schnitter ura është e ndërtuar me gjashtë harqe, secili nga 54 metra i gjatë.

E ndërtuar me çimento dhe hekur me një sistem ndoshta nga më të avancuarit për ndërtime urash në atë kohë, ura mban sot statusin e Monumentit të Kulturës dhe ndërhyrja emergjente synon ta shpëtojë nga rreziku i shembjes.

Me statusin Monument Kulture, ura historike u dëmtua ndër vite, duke vënë kështu alarmin për miratimin e një projekti që do ta mbante atë në këmbë. Ky projekt teknik i hartuar u miratua në shkurt të këtij viti nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Në atë kohë, Ministria e Kulturës deklaroi se ky projekt ishte fryt i punës së ekspertëve dhe profesorëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Në prill të këtij viti, qeveria vendosi që të ndante nga fondi i rezervës vlerën e nevojshme të parave për këtë ndërhyrje duke ngarkuar Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, si dhe atë të Kulturës për të vijuar me procedurat e nevojshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

4 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

4 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

4 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

4 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

4 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

4 hours ago

This website uses cookies.