Gati për sfidën me Vllazninë / Trajneri i Skenderbeut, Gvozdenoviç: Objektivi ynë, fitimi i tre pikëve

vllazniaa
Ndonëse vjen nga kategoria e parë e futbollit shqiptar, Skënderbeu i Korçës po bën një paraqitje të mirë në këtë fillim kampionati të Superiores. Në konferencën e shtypit dhënë në mjediset e stadiumit “Skënderbeu”, trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç u shpreh i kënaqur me gjendjen aktuale të skuadrës që ai drejton, përfshirë edhe shkodranin e talentuar, 20 vjeçarin Ardin Nikaj, i cili luajti titullar me Shpresat e kombëtares pak ditë më parë.
Edhe pse Vllaznia konsiderohet si një ekip në krizë, për serbin e pankinës korçare, Gvozdenoviç është ndryshe.
Ivan Gvozdenoviç është trajneri që zëvendësoi Migen Memellin e larguar plot një vit më parë nga drejtimi i Skënderbeut, dhe që neser vjen si kundërshtar në Korçë.
Pas javës së tetë Skënderbeu renditet në vendin e katërt me 12 pikë të grumbulluara. Ndërkohë, Vllaznia, renditet në vendin e shtatë me vetëm 9-të pikë. Përballja mes tyre është të shtunën, në ora 17:00 në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.