Gati projekti i shkollës verore “Jam Shqiptar”
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi të mërkurën në Bruksel, një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare.
Duke i kushtuar një vëmendje gjeneratës së re për t’i afruar me rrënjët e të parëve, zoti Hasani theksoi se, me diasporën shqiptare mund të punohet për të vënë në jetë projekte me dobi të ndërsjellë,.
Ai tha se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka dhënë “dritë jeshile” projektit të shkollës verore “Jam Shqiptar”. Në fokus do të jenë vizitat studimore të të rinjve nga diaspora në Shqipëri, për t’u njohur me historinë, kulturën dhe gjuhën shqipe.