Gati qendrat për emigrantët në Gjadër dhe Shëngjin, javën e ardhshme pritet të mbërrijnë emigrantët e parë

Ka përfunduar puna për qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe në Shëngjin. Sipas medias italiane “il Giornale”, qendra në Gjadër është dorëzuar të enjten (10 tetor) për testim, ndërsa qendra pritëse në Shëngjin ishte tashmë gati. Dy qendrat do të jenë funksionale në fillim të javës së ardhshme, kur do të fillojnë të vijnë edhe emigrantët e parë.

Qendrat do të strehojnë deri në 3800 persona të rritur në të njëjtën kohë, të cilët do të ndiqen në procesin e aplikimit për të kërkuar azil në Itali. Nëse nuk kualifikohen për azil, do të deportohen në vende “të sigurta”, sipas marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Në total, Italia do të sigurojë 500 veta personel, ku 45 do të jenë oficerë policie dhe ushtarakë, do të ketë punonjës shëndetësorë dhe staf nga Ministria e Drejtësisë, me një kosto të vlerësuar prej 252 milionë euro që do të mbulohet nga vendi fqinj.

Qendra portuale e Shëngjinit fillimisht do të ketë vetëm 880 vende dhe është vendi ku do të përpunohen të gjitha mbërritjet. Ata që kualifikohen për t’iu shqyrtuar kërkesa për azil do të zhvendosen më pas në qendrën në Gjadër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.