Gati strategjia e hetimit të krimeve zgjedhore, Dumani: Publikohet brenda janarit

zgjedhore, Dumani

Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore duket se po vihen në fokusin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Kreu i saj, Altin Dumani, u tha gazetarëve se është hartuar një strategji hetimi, që pritet të propozohet shumë shpejt.

Brenda janarit do të publikojmë strategjinë për krimin zgjedhor. Pothuajse ka përfunduar. Deri në fund të janarit shpresojmë të miratohet. Do kemi dhe urdhër për zbatim,” u shpreh z. Dumani.

I pyetur nga gazetarët, për dosjen e incineratorit të Tiranës apo për kryebashkiakun Erion Veliaj, ai u përgjigj: “Veprat penale po hetohen. Çështja është në fazën e hetimit paraprak. Kontrollet që janë bërë janë mjet për gjetjen e provës. Ligji është i qartë. Sigurisht që po hetohet edhe për incineratorin. Incineratori i Tiranës ka një administrator nga shteti. Ai kujdeset që pagesat të shkojnë për llogari të agjencisë. Ka hetim për personat që kanë përfituar nga kjo gjë dhe vijojnë hetimet për persona të tjerë për pastrim parash. Pjesë e hetimit është dhe zbatimi i kontratës

Sa i përket dosjes së ish-presidentit Ilir Meta, z. Dumani theksoi se hetimi po vijon.

Kërkesat e SPAK-ut janë gjetur të drejta nga shkallët e gjyqësorit dhe Kushtetuesja i dha fund të gjithave,” deklaroi. z. Dumani.

Ndërsa sa i përket dosjes “Xibraka”, kreu i SPAK-ut deklaroi se Olsi Rama u hetua dhe nuk u gjet asnjë provë për përfshirjen e tij.

SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullimin për moszbulim të autorëve. U hetua edhe përfshirja e Olsi Ramës. Nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes,” u shpreh kryeprokurori i posaçëm në një diskutim informal me gazetarët.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.