Lajme

“Gati të ulem në bisedime me Putin “-Kremlini reagon ndaj Zelenskyt: Fjalë boshe

Kremlini ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se ai ishte i gatshëm për bisedime të drejtpërdrejta me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Moska e ka cilësuar qëndrimin e Zelensky-it si fjalë boshe teksa ka përpjekje për negociata mbi konfliktin gati tre-vjeçar.

“Këto nuk janë gjë tjetër veçse fjalë boshe”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Putin javën e kaluar tha se Moska do të zhvillonte bisedime me Ukrainën, por përjashtoi mundësinë që të fliste drejtpërdrejt me Zelensky.

Një dekret i nënshkruar nga Zelensky në vitin 2022 përjashton bisedimet e drejtpërdrejta me Putinin – diçka që Peskov vuri në dukje të mërkurën dhe që Moska e thekson rregullisht kur pyetet nëse është gati për bisedime me Kievin.

Zëdhënësi i Kremlinit përsëriti gjithashtu pretendimin e shpeshtë të Rusisë se Zelensky nuk është një president legjitim, pasi mandati i tij pesëvjeçar në detyrë skadoi vitin e kaluar.

“Zelensky ka probleme të mëdha de jure (legalisht) në Ukrainë. Por edhe përkundër kësaj ne mbetemi gati për bisedime,” tha Peskov.

Zelensky i tha se do të ishte gati për bisedime me Putinin, duke përfshirë “katër pjesëmarrës”, pasi intervistuesi ngriti mundësinë e bisedimeve midis Rusisë, Ukrainës, BE-së dhe SHBA-së.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se “realiteti në terren thotë se Kievi duhet të jetë i pari që do të tregojë hapje dhe interes në bisedime të tilla”, me sa duket duke iu referuar përparimeve të fundit ushtarake ruse.

Zelensky tha gjithashtu se Putini “do ta kuptojë nevojën për t’i dhënë fund kësaj lufte vetëm nëse i jepet një ultimatum i qartë” nga Shtetet e Bashkuara dhe se “fuqia për të formësuar atë paqe varet nga presidenti Trump”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

3 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

3 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

3 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

4 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

4 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

6 hours ago

This website uses cookies.