“Gatime në shesh me fëmijët” / Fëmijët bëhen pjesë e gatimeve dhe dekorimit të ëmbëlsirave
“Gatime në shesh me fëmijët”. Në këtë mënyrë e ka konceptuar Bashkia Shkodër panairin i cili prej 1 jave u dedikohet fëmijëve. Të vegjlit për disa minuta kanë mundur të dekorojnë biskotat e tyre të preferuara.
Ish nxënës dhe mësues të shkollës profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër janë vullnetarët, të cilët iu bashkuan panairit. Ata tregojnë se eksperienca me fëmijët është e veçantë
Fëmijët kanë gatuar ushqimet e tyre të preferuara, i kanë dekoruar ato, më së shumti me format festive, e më pas i kanë konsumuar. Pjesë e panairit, krahas fëmijëve të qytetit, janë bërë edhe shtëpitë e perkujdesit me të vegjlit që marrin shërbim. Duke treguar kështu se fundviti dhe aroma festive duhet të ndjehet në çdo shtëpi në mënyra të ndryshme, ku më tradicionalja mbetet përmes gatimeve.