“Gatuaj një pjatë më shumë”  – Solidaritet në ndihmë të familjeve në nevojë për festat e fundvitit!

gatuaj nje pjate me shume

Nisma “Gatuaj një pjatë më shumë”, e inicuar prej disa vitesh me radhë  nga organizata vullnetare “Eko Mendje” në Shkodër, po kthehet tashmë në  një traditë që synon të ndihmojë familjet në nevojë dhe të sjellë ngrohtësi në tryezat e tyre gjatë këtyre ditëve festive.

Falë kontributit të dhuruesve dhe angazhimit të vullnetarëve, gjatë këtyre ditëve janë shpërndarë me qindra pako me ndihma, kryesisht ushqimore.

 Ndihmat kanë mbërritur te familje me probleme sociale, shëndetësore dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për mbështetje.

Shoqata e të rinjve vullnetarë “Eko Mendje” është vlerësuar pak ditë  me parë si “Vullnetari i vitit 2024”.

Të rinjtë vullnetarë të “Eko Mendje” prej disa vitesh punojnë në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të mjedisit natyror si dhe mbështetjes së familjeve të varfëra.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.