Nisma “Gatuaj një pjatë më shumë”, e inicuar prej disa vitesh me radhë nga organizata vullnetare “Eko Mendje” në Shkodër, po kthehet tashmë në një traditë që synon të ndihmojë familjet në nevojë dhe të sjellë ngrohtësi në tryezat e tyre gjatë këtyre ditëve festive.
Falë kontributit të dhuruesve dhe angazhimit të vullnetarëve, gjatë këtyre ditëve janë shpërndarë me qindra pako me ndihma, kryesisht ushqimore.
Ndihmat kanë mbërritur te familje me probleme sociale, shëndetësore dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për mbështetje.
Shoqata e të rinjve vullnetarë “Eko Mendje” është vlerësuar pak ditë me parë si “Vullnetari i vitit 2024”.
Të rinjtë vullnetarë të “Eko Mendje” prej disa vitesh punojnë në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të mjedisit natyror si dhe mbështetjes së familjeve të varfëra.
Për një fenomen të altikës si Jakob Ingebrigtsen nuk ka limite. Atleti norvegjez ka marrë…
Mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes dominojnë Kampionatin Europian të moshës deri…
Në Itali janë të bindur se Elseid Hysaj do të rikthehet në fushat e lojës…
Mark Carney, lideri i ri i Liberalëve, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit…
Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet…
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një kopje…
This website uses cookies.