Gaza, “Ferri në tokë”, shkatërrimi në nivelet e Luftës së Dytë Botërore 

b5a1a62124ca493e921d7a480c63fc40

b5a1a62124ca493e921d7a480c63fc40

Më shumë se dy muaj pas fillimit të luftës së shkaktuar nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, shefi i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, Philippe Lazzarini, e krahasoi Gazën me “ferrin në tokë”. Organizata e ka krahasuar nivelin e shkatërrimit të qytezës me atë të Luftës së Dytë Botërore. 

Sipas OKB më shumë se 1.9 milionë nga 2.4 milionë banorët e Gazës janë zhvendosur nga konflikti, gjysma e të cilëve janë fëmijë. 

Forcat izraelite bombarduan orët e fundt më shumë objektiva në Rripin e shkatërruar të Gazës duke shkaktuar dhjetra viktima në civilë. Ministria e shëndetësisë në Gaza tha se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite është rritur në mbi 18,412.  

Netanyahu është shprehur se Izraeli e ka marrë “mbështetjen e plotë” të SHBA-së për pushtimin tokësor të Gazës dhe se Uashingtoni po bllokon “trysnin ndërkombëtare për ta ndalur luftën”. 

Por, duket se SHBA nuk është plotësisht dakord me bombardimet izraelite. Presidenti Biden tha në orët e vona të së mërkurës se Tel Avivi po e humb mbështetjen ndërkombëtare pasi po bomabron pa dallim zonat me civilë.  Ai tha gjithashtu se Netanyahu, “duhet të ndryshojë” qeverinë e tij, pasi ajo ishte qeveria më konservatore në historinë e Izraelit”, dhe se kabineti qeverisës i kryeministrit izraelit “nuk e dëshiron një zgjidhje me dy shtete”. 

Megjithatë, Netanyahu pas fjalimi të Biden tha se vendi i tij “nuk do të lejojë që Gaza e pasluftës të sundohet nga ata që financojnë terrorizmin” duke thënë se Tel Avivi do të ketë kontroll të plotë në enklavë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.