b5a1a62124ca493e921d7a480c63fc40
Më shumë se dy muaj pas fillimit të luftës së shkaktuar nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, shefi i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, Philippe Lazzarini, e krahasoi Gazën me “ferrin në tokë”. Organizata e ka krahasuar nivelin e shkatërrimit të qytezës me atë të Luftës së Dytë Botërore.
Sipas OKB më shumë se 1.9 milionë nga 2.4 milionë banorët e Gazës janë zhvendosur nga konflikti, gjysma e të cilëve janë fëmijë.
Forcat izraelite bombarduan orët e fundt më shumë objektiva në Rripin e shkatërruar të Gazës duke shkaktuar dhjetra viktima në civilë. Ministria e shëndetësisë në Gaza tha se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite është rritur në mbi 18,412.
Netanyahu është shprehur se Izraeli e ka marrë “mbështetjen e plotë” të SHBA-së për pushtimin tokësor të Gazës dhe se Uashingtoni po bllokon “trysnin ndërkombëtare për ta ndalur luftën”.
Por, duket se SHBA nuk është plotësisht dakord me bombardimet izraelite. Presidenti Biden tha në orët e vona të së mërkurës se Tel Avivi po e humb mbështetjen ndërkombëtare pasi po bomabron pa dallim zonat me civilë. Ai tha gjithashtu se Netanyahu, “duhet të ndryshojë” qeverinë e tij, pasi ajo ishte qeveria më konservatore në historinë e Izraelit”, dhe se kabineti qeverisës i kryeministrit izraelit “nuk e dëshiron një zgjidhje me dy shtete”.
Megjithatë, Netanyahu pas fjalimi të Biden tha se vendi i tij “nuk do të lejojë që Gaza e pasluftës të sundohet nga ata që financojnë terrorizmin” duke thënë se Tel Avivi do të ketë kontroll të plotë në enklavë.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.