Gaza në kolaps shëndetësor për nënat dhe gratë shtatzëna
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) ka lëshuar një paralajmërim për situatën e rëndë me të cilën po përballen gratë shtatzëna dhe nënat në Gazë.
Sipas IRC-së ato ndodhen mes kolapsit të kujdesit shëndetësor kur konflikti ka hyrë në muajin e gjashtë.
IRC bën të ditur se kjo kategori po lufton për të mbijetuar, duke u përballur me mungesa akute të ushqimit, ujit dhe kujdesit mjekësor, së bashku me kërcënimin e afërt të urisë.
Sipas IRC që nga 7 tetori numri ditor i vdekjeve ka përfshirë mesatarisht 37 nëna.
Rreth 60 mijë gra shtatzëna në Gazë tani përballen me kufizime të rënda ose mungesë të plotë të aksesit në shërbimet thelbësore të shëndetit para lindjes, thotë ai.
IRC thotë se nga afro 200 gra që lindin çdo ditë në Gazë, shumica dërrmuese mbeten pa mbështetjen e mamive, mjekëve ose objekteve të kujdesit shëndetësor gjatë ose pas lindjes.
Nga 36 spitale që funksiononin para përshkallëzimit të konfliktit, vetëm dy nga 12 që funksionojnë pjesërisht mund të ofrojnë shërbime materniteti.
Gjendja ushqyese e mbi 155 mijë grave shtatzëna është e rënduar dhe po rrezikohet nga kequshqyerja që nga dhjetori, besohet se është përkeqësuar ndjeshëm që atëherë.
Arvind Das, drejtuesi i ekipit të IRC për krizën në Gazë tha se gratë tani janë të detyruara të lindin në kushte të improvizuara, midis rrënojave ose në strehimore të mbipopulluara, për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor, transmeton CNN.
Mungesa e energjisë elektrike, ilaçeve, pajisjeve mjekësore dhe personelit, e shoqëruar nga kufizimet izraelite për ndihmën, ka dëmtuar në mënyrë kritike ofrimin e kujdesit shëndetësor në Gazë.