Categories: BotaLajme

Gaza po përballet me urinë gjatë Ramazanit

Kur zbardhi mëngjesi i së hënës së kaluar, që sinjalizoi fillimin e Ramazanit, ai solli me vete edhe një ironi mizore për banorët e Gazës, shkruan BBC.

Muaji i shenjtë kur myslimanët agjërojnë gjatë ditës kishte mbërritur në mes të një zie buke.

Banorët kanë duruar tashmë prej pesë muaj luftë.

Pothuajse e gjithë popullsia është e varur nga ndihma ushqimore për të mbijetuar.

“Njerëzit këtu kanë agjëruar për muaj të tërë”, tha Amjad Eleiwa, zëvendësdrejtor i departamentit të urgjencës në spitalin ”Al-Shifa”.

“Ata pastrojnë qytetin duke kërkuar ushqim për të mbijetuar, por nuk mund të gjejnë”, shton ai.

Bombardimi i Gazës nga Izraeli, në përgjigje të sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, ka shkatërruar infrastrukturën ushqimore dhe tokat bujqësore në të gjithë territorin.

Agjencitë e ndihmave thonë se kontrollet e shtuara të sigurisë izraelite në kamionët e dërgesave kanë krijuar pengesa rreth ndihmave që arrijnë te popullata.

Organi global përgjegjës për shpalljen e urisë, Klasifikimi i Integruar i Fazës së Sigurisë Ushqimore (IPC), raportoi këtë të hënë se 1,1 milion njerëz – pothuajse gjysma e popullsisë së Gazës – tashmë po vuan nga uria dhe pjesa tjetër e njerëzve atje mund të kishte zi buke deri në korrik.

Kriza e ushqimit është më akute në Gazën Veriore.

Dekorimet e rrugëve dhe tezgat e ngarkuara me ëmbëlsira janë zëvendësuar nga shkatërrimi, vdekja dhe një luftë e përditshme për të gjetur ushqim.

Çmimet për atë pak miell ose grurë janë në dispozicion janë pesëfishuar.

“Më kujtohet Ramazani i fundit, kishte ushqim të mirë – lëngje, hurma, qumësht, gjithçka që mund të dëshironim”, tha Nadia Abu Nahel, një nënë 57-vjeçare që kujdeset për një familje të madhe prej 10 fëmijëve në qytetin e Gazës.

”Krahasuar me këtë vit, është si parajsa dhe ferri”, tha ajo.

“Fëmijët tani dëshirojnë një copë bukë, është një vakt që ata ëndërrojnë. Kockat e tyre po bëhen më të buta. Ata janë të trullosur, kanë vështirësi të ecin. Janë duke u dobësuar shumë”, shton Nadia.

Sipas shoqatës bamirëse ”Care”, të paktën 27 njerëz – 23 prej tyre fëmijë – kanë vdekur nga kequshqyerja ose dehidratimi në veri të Gazës në javët e fundit.

Numri real, sipas mjekëve nga disa spitale veriore, ka të ngjarë të jetë më i lartë.

Sipas ATSH

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shkodër, në janar mbi 2 mijë raste me grip  – Hysa: Nuk perjashtohet as mundësia e virusit të ri

Në  muajin janar janë 2 mijë të prekur me grip në Shkodër të cilët I…

4 hours ago

“Muri i kujtesës” – thuaji jo armëve , fushatë sensibilizuese në Shkodër kundër mbajtjes dhe përdorimit të armëve.

Përmes fragmenteve të librave, lajmeve, krijimeve artistike dhe pjesëve historike të përzgjedhura me kujdes, ky…

4 hours ago

Kuotat për vitin akademik 2025-2026 , Gjuraj: Kemi dorëzuar 6 projekte pranë AKKSH

Senati akademik zhvilloi mbledhjen e parë të këtij viti ku fokusi ishte jo vetëm ridimensionimi…

4 hours ago

Pasioni si bletërritës     –    Gjergj Marku: Zanatin e kam të trashëguar nga të parët

Ky është 81-vjeçari Gjergj Marku nga fshati Hot i Ri i Shkodrës. Që në moshë…

4 hours ago

I  akuzuar për trafik droge në Itali -Kapet 54-vjecari në Shkodër! Do të ekstradohet drejt shtetit fqinj

Policia ka arrestuar një shtetas 54-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për…

4 hours ago

Europa League, Manchester United fiton derbin britanik

Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…

17 hours ago

This website uses cookies.