Gazeta britanike i dedikon një hapësirë të veçantë Shkodrës, qytetit të biçikletave siç e cilëson ajo.
“Bukuria e liqenit ka tërhequr prej kohësh turistët gjermanë, por pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore ende nuk është në dijeni të bukurisë së fshehur të Shqipërisë së Veriut. Të zgjoheshe dhe të shikoje Bjeshkët e Namuna në njërën anë dhe kufirin malazez nga ana tjetër ishte magji. Udhëtimi i ngadaltë është qasja më e mirë këtu. Duke ecur në këmbë, apo me biçikletë ju kuptoni historinë e plotë të këtij vendi”, shkruhet ndër të tjera në artikullin e britanikes së famshme “The Indipendent”.