Categories: BotaLajme

Gazeta gjermane “Bild”: NATO po përgatitet për luftë me Rusinë

NATO po përgatitet për një sulm rus në vitin 2025. Kështu shkruan gazeta gjermane “Bild”, teksa i referohet një dokumenti të klasifikuar të Ministrisë së Mbrojtjes së Berlinit.

Në tekstin e titulluar “Mbrojtja e Aleancës Atlantike 2025”, përshkruhet “hap pas hapi, muaj pas muaji”, si do të vepronte vendi agresor dhe si duhet të reagonte NATO.

Lufta mund të shpërthejë në verën e vitit 2025. Në pranverë, e inkurajuar nga “mbështetja e lëkundur perëndimore” për Ukrainën, Moska pritet të nisë një ofensivë në ish-republikën sovjetike, me “suksese të mëdha” deri në qershor.

Sipas dokumentit, Rusia më pas do të kryente sulme kibernetike dhe forma të tjera të luftës hibride në Estoni, Letoni dhe Lituani.

Në shtetet baltike, Moska do të nxiste përplasje midis pakicave ruse dhe pjesës tjetër të popullsisë, në mënyrë që të shfrytëzonte trazirat si pretekst për ndërhyrje. Kriza do të përkeqësohej me afrimin e stërvitjeve “Zapad 2024”, të cilat Rusia do t’i mbajë në territoret e saj perëndimore dhe në Bjellorusi nga shtatori i ardhshëm. Në manovra, 50 mijë ushtarë rusë do të vendosen në kufijtë e Polonisë dhe Lituanisë”, thuhet në dokument, sipas Bild.

Po ashtu, sipas dokumentit, në tetor, Rusia pritet të vendosë trupa dhe raketa me rreze të mesme veprimi në enklavën e saj të Kaliningradit, midis Polonisë dhe Lituanisë, në një operacion propagandistik sipas të cilit NATO po përgatit një sulm kundër këtij territori.

Objektivi i Kremlinit do të ishte pushtimi i korridorit Suwalki midis Polonisë dhe Lituanisë, i cili ndan Bjellorusinë nga Kaliningrad. Por para kësaj, Moska do të thërriste një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të denoncuar planet e NATO-s për një sulm kundër territorit rus.

Në janar 2025 do të zhvillohej një takim i jashtëzakonshëm i Këshillit të Atlantikut, ku Polonia dhe shtetet baltike do të informonin vendet e tjera të NATO-s për “kërcënimin në rritje nga Rusia”. Marsin e ardhshëm, Kremlini do të dërgonte më shumë trupa drejt Balltikut dhe Bjellorusisë, duke vazhduar të ngrinte spektrin e agresionit kundër tij nga Aleanca Atlantike për qëllime propagandistike. Në këtë pikë, Rusia do të kishte vendosur dy divizione të blinduara, një këmbësorie të mekanizuar dhe një komandë divizioni në Bjellorusi, për një total prej 70 ushtarësh.

Në maj të vitit të ardhshëm, NATO do të miratonte “Masat për parandalim të besueshëm” për të parandaluar agresionin rus kundër korridorit Suwalki nga territori bjellorus dhe Kaliningrad.

E pyetur nga “Bild” për “Mbrojtjen e Aleancës Atlantike 70”, Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk komentoi në detaje, megjithatë ministria njoftoi se “marrja në konsideratë e të gjithë skenarëve, përfshirë ato jashtëzakonisht të pamundura, është pjesë e aktivitetit të përditshëm ushtarak, veçanërisht në stërvitje”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

10 hours ago

Basha takohet me Grenell para ceremonisë presidenciale së Trump

Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…

11 hours ago

Gati strategjia e hetimit të krimeve zgjedhore, Dumani: Publikohet brenda janarit

Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…

11 hours ago

Qepa dhe lakra e Drishtit – Banorët po përgatiten për punimin e tokave

Drishti në Bashkinë e Shkodrës  njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…

11 hours ago

Qendra Komunitare e Shendetit Mendor – Preçi: Kërkojmë të jemi në katin  e parë në Poliklinikë

Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit.  Pas rikontruksionit…

11 hours ago

Përroi i Vrakës vend depozitimi mbetjesh – Ndotja e përroit, sfidë e vazhdueshme për Bashkitë Shkodër dhë Malësi e Madhe

Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…

12 hours ago

This website uses cookies.