Gazetari Fevziu në podkastin e kryeministrit“Flasim”: Sot kemi kaos mediatik!

Liria e medies dhe problematikat me të cilat ajo ndeshet në realitetin e sotëm ishte tema e Podkastit “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama. I ftuari i tij ishte gazetari Blendi Fevziu.

Në vlerësimin e tij mbi realitetin mediatik në Shqipëri dhe në botë, zoti Fevziu u shpreh se “është shumë e vërtetë që sot është një kaos mediatik”.  “Gjithkush mund të bëhet gazetar, mjafton të kesh një llogari në rrjetet sociale” tha ai.

Zoti Fevziu foli edhe për problematikat e medias në Shqipëri. Ai u ndal në raportet që kanë gazetarët shqiptarë me pronarët që nuk i paguajnë as rrogat e orët jashtë orarit, si dhe me presionet që vijnë nga njerëz të fuqishëm politikë të çdo lloji.

Gazetari Fevziu shprehu shqetësimin për shkeljen e parimit bazë të gazetarisë klasike, ku lajmi publikohej me minimumi dy burime. “Me kalimin e kohës, me daljen e rrjeteve online në gjithë botën jepet vetëm versioni që atij i pëlqen dhe e përjashton mendimin tjetër. Kjo sjell që njerëzit të mos i lexojnë dot të dyja qëndrimet. Në Shqipëri ky fenomen përzihet me problematikën që vjen nga abuzimi me profesionin”, tha ai.

“Abuzimi me këtë privilegj të medies sidomos te njerëzit e thjesht, është një nga gjërat që personalisht më dhemb dhe kjo është globale”, tha në Podkastin “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama, gazetari  Blendi Fevziu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.