Categories: LajmeRajoniEkonomi

Gazetari Guri: Procesi për njohjen e pensioneve me Greqinë ka ngrirë, shkak çështja “Beleri”

“Procesi për njohjen e pensioneve me Greqinë ka ngrirë”, kështu ka deklaruar gazetari Edmond Guri në një lidhje Skype me emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”.

Guri u shpreh se shkak është bërë çështja “Beleri”. Gazetari deklaroi se takimi i fundit i zhvilluar mes dy grupeve të ekspertëve është mbajtur në vitin 2022 dhe prej gati dy vitesh nuk ka pasur më bisedime mes grupeve për procesin e njohjes së pensioneve.

Fatkeqësisht procesi i negocimit me Greqinë për të arritur një marrëveshje për njohjen e pensioneve ka ngrirë. Sidomos pas çështjes Beleri, që ka kapiluar çdo raport mes dy vendeve dhe ka ngrirë gjithçka në këtë kuadër.

Marrëveshja me Italinë është mundësi e mirë për çdo shqiptar. Shteti grek duhet të vihet para përgjegjësisë, të ngrihet në nivelin e  duhur për të njohur pensionet për shqiptarët pasi kanë dhënë kontributin e tyre prej 3 dekadash në Greqi.

Takimi i dy grupeve të ekspertëve është zhvilluar në 2022. Më tej nuk ka pasur vazhdimësi. Ishte zhvilluar dhe një takim mes dy grupeve parlamentare për çështjen e pensioneve, por fatkeqësisht çështja Beleri solli problem”, tha Guri.

Gazetari u shpreh më tej se një tjetër problematikë për shqiptarët në Greqi mbetet dhënia dhe rinovimi i lejeve të qëndrimit.

Çështja e pensioneve është një nga problemet më serioze, pasi fatkeqësisht pas 3 dekada e gjysëm, ajo që mbetet më problematike dhe më jetike tashmë për ccdo qytetar shqiptar është procesi për dhënin e lejes së qëndrimit.

Greqia vazhdon të ketë një burokraci të tmerrshme dhe problematike për çështjen e rinovimit të lejes së qëndrimit.

Aktualisht në Greqi afati për rinovimin e lejes së qëndrimit arrin 2-3 vjet, duke i pamundësuar lëvizjen e qytetarëve. Çështja e pensioneve është problem”, theksoi ai.

Në lidhje me numrin e shqiptarëve që mund të përfitojnë nga njohja e pensioneve me Greqinë, gazetari theksoi se nuk ka një numër të saktë, por shifra supozohet të jetë deri në 100 mijë.

“Ishte qeveria e Aleksis Tsipras që lançoi pensionin kombëtar që arrin 350 euro për ata që si plotësojnë kontributet të sigurimet shoqërore. por ky është ngërçi, pasi penalizon shtetasit që vijnë nga vendet e treta. Kjo shifër prej 350 eurosh përpjesëtohet duke u zbritur 2 elementë: 1 % për çdo vit që nuk ka qenë qëndrim i ligjshëm në Greqi, pasi do plotësoj kufirin e 40 viteve të ligjshme në Greqi. Nëse ai ka 25 vite të ligjshme në Greqi, 15 vite do i zbriten nga 350 euro që merr, pra do të thotë 1 % në vit dhe i zbritet pensioni me 15%.

Kjo shifër do të zvogëlohet edhe më tepër kur shtetasi të informojë organet greke që merr pension në Shqipëri. Nëse ai merr një shumë në Shqipëri, edhe kjo shumë do i minimizohet., duke e bërë të pamundur që ai të qëndrojë në Greqi.

Nëse realizohet kjo marrëveshje, supozohet të përfitojnë 80-100 mijë shtetas shqiptarë”, sqaroi gazetari Guri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me kthjellime, temperaturat mbeten të pandryshuara

Ditën e sotme (8 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të…

4 hours ago

Champions: Dalin në shitje biletat e finales, çmimet janë … “të kripura”

Fillon zyrtarisht përgatitja për finalen e Ligës së Kampionëve 2025: UEFA ka hapur shitjet e…

17 hours ago

Marquez, mbreti i shpejtësisë

Mark Markez vazhdon të dominojë në këtë botëror të MotoGp. Por spanjolli pas tre garave…

17 hours ago

Investimet në Shkodër, deklarata PD- PS / Zëdhënëset e dy partive, këndvështrime të ndryshme për punët që po kryhen

PD dhe PS kanë dalë me deklarata për shtyp në lidhje me investimet që po…

17 hours ago

Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën. Ja si mund të votojnë emigrantët

Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…

20 hours ago

Kallas mbërrin sot në Tiranë, takime me Ramën dhe Begajn

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…

20 hours ago

This website uses cookies.