Gazetari i njohur italian për “Zona 30”: Shqipëria surprizë e “Gjermani 2024”
Gazetari i njohur italian i rrjetit “Mediaset”, Sandro Sabatini ishte i ftuari i radhës në emisionin sportiv të RTSH-së, “Zona 30”. Gjatë ndërhyrjes që bëri ishte e pashmangshme pyetja rreth Grupit B.
“Shikoj një grup shmë të ekuilibruar sepse Spanja dhe Kroacia, sipas rezultateve të ndeshjeve të fundit, janë superiore ndaj Italisë dhe Shqipërisë. Por rezultatet e fundit të Shqipërisë mund të më bëjnë të imagjinoj edhe për ndonjë surprizë dhe ndryshe nga ajo që mendohet tani, mund të jemi dëshmitarë të një grupi të ekujlibruar. Është e qartë që mezi po presim të jemi dëshmitarë të një ndeshjeje derbi mes Italisë dhe Shqipërisë që do të jetë shumë i bukur për tu parë e jetuar, pavarësisht rezultatit që do të dhurojë ajo ndeshje të cilët duhet ta përjetojmë sëbashku”, tha Sabatini.
Italia e Spalletit është një skuadër që ka shumë dëshirë të luajë mirë dhe të arrijë rrezultate pozitive. Si kampione në fuqi futet në këtë Europian për të mbrojtur titullin e fituar në vitin 2021 në finale me Anglinë. “Do të shikojmë por unë mendoj se Itaolia e Spaletit do të bëjë mirë edhe në këtë europian sepse kemi një trajner të zotin dhe skuadër të mrië por unë mendoj që do të jetë gati e pamundur për të përsëritur suksesin e Euro 2020”, u shpreh gazetari i njohur i “Mediaset”.
I pyetur mbi Shqipërinë, Sabatini tha: “Shqipëria është një kombëtare shumë e mirë që po rritet mirë e me lojtarë interesantë. Ka ende shumë diferenca me kombëtaret e forta por diferencat po ngushtohen e në këtë aspekt. Trajneri Silvinho po bën një punë të mirë pasi ka krijuar një empati pozitive me tifozët dhe gjithë shqiptarët por besoj që edhe gjenerata e emrave si Asllani po rritet dhe mund të na bëjnë të mendojmë se do të ketë një të ardhme shumë pozitive pasi ka një gjeneratë shumë të mirë lojtarësh”.
Ajo çfarë i kishte bërë më shumë përshtypje Sabatinit ishte mënyra si Silvinjo kishhte menaxhaur muajt e tij të parë me kombëtaren kuqezi. “Sinqerisht nuk e prisja që të ishte kaq i zoti dhe më ka surprizuar dhe duhet ta komplimentoj por duhet të themi që ka mësuar shumë nga futbolli italian dhe Roberto Mançini pasi mund të them që ka qenë nxënës i tij në këtë aspekt dhe uroj, kujdes, nuk është parashikim por uroj që të fitojë Euro 2024 dhe do të ishte një rast i rrallë që nxënësi i Mançinit të fitojë titullin 3 vite pasi një gjë të tillë e bëri nxënësi i tij. Nuk është parashikim por një urim sepse më duket shumë e vështirë edhe pse po bën një punë të mirë. Në kuadër të europianit duhet parë me kujdes se cilët lojtarë do të jenë në dispozicion dhe cilët do të rikuperohen nga dëmtimet e meqë jemi në këtë temë unë dua të vecoj një emër shum ë të zotin, Marash Kumbulla që po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë dhe do të mbërrijë në një formë shumë të mirë në europian, jam i bindur për këtë, është shumë i zoti”, tha Sabatini.
Mes të tjerash Sabatini mbajti një qëndrim edhe sa i përket minutave të pakëta që patur në dispozicion Asllani si zikaltër. “Asllani ka patur fatin e keq të jetë alternativë e një lojtari të madh siç është Hakan Çalhanoglu, i cili po luan shumë mirë. Në Itali po laun më mirë se sa me fanellën e Turqisë, është një regjisor i kompletuar dhe Asllani është disi në vështirësi nga kjo konkurencë”, tha gazetari italian.