Categories: LajmeSociale

Gazetari Zamir Dule shtrohet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, familjarët apelojnë për ndihmë

Gazetari i mirënjohur i kronikës së zezë, Zamir Dule ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Unioni i Gazetarëve bën me dije se Dule ka shfaqur probleme me zemrën dhe është shtruar në një spital privat në Tiranë, por ndërhyrja të cilës duhet t’i nënshtrohet ka një kosto të lartë që nuk mund të përballohet nga familjarët.

Për pasojë ata i drejtojnë një thirrje për ndihmë qytetarëve për të bërë të mundur mbledhjen e shumës që nevojitet.

Zamir Dule, tashmë i tërhequr nga gazetaria, ka kontribuar jo pak gjatë viteve të tij të punës.  Ai nisi punën si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe më pas filloi korrespondent i gazetës “Koha Jonë” për Qarkun e Korçës. Në vitin 1994, ai erdhi në Tiranë ku mbuloi po sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Ai arriti kulmin në karrierën e tij në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”.

Pas largimit nga gazetaria ai u zhvendos në Korçë, ku jeton me vëllain në vendlindjen e tij, fshatin Miras të Devollit.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

14 hours ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

14 hours ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

14 hours ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

14 hours ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

15 hours ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

16 hours ago