Në një takim të veçantë me studentët e gazetarisë dhe degëve të tjera shoqërore në Universitetin e Shkodrës, gazetari dhe shkrimtari i njohur Ilir Ikonomi ndau përvojën e tij të pasur në fushën e medias dhe të shkrimit biografik.
Me një karrierë mbi 30-vjeçare si gazetar në Zërin e Amerikës dhe autor i disa librave biografikë të suksesshëm, Ikonomi theksoi rëndësinë e zbatimit të parimeve themelore të gazetarisë, si saktësia, objektiviteti, paanshmëria dhe mosndikimi nga politika.
Organizatorët e takimit, duke vlerësuar përvojën e Ikonomit si gazetar, shkrimtar, bibliograf dhe studiues i arkivave e shohin si një burim frymëzimi për të rinjtë që dëshirojnë të kontribuojnë në këto fusha.
Nga studentët e pranishëm ky takim u pa si një mundësi shumë e mirë për të marrë këshilla praktike dhe kuptuar më mirë rolin e gazetarit në një shoqëri demokratike.
Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…
Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…
Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…
Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…
This website uses cookies.