Gazment Bardhi thirrje deputetëve të përjashtuar: Të mblidhemi grup dhe të shkojmë në seancë
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u ka kërkuar deputetëve të përjashtuar të jenë të pranishme gjatë seancës së nesërme (30 Tetor) në Kuvend.
Gazment Bardhi u ka dërguar një mesazh deputetëve të Rithemelimit për shkuar në seancën e nesërme plenare në Kuvend ndonëse 23 prej tyre janë përjashtuar pas kaosit që kanë krijuar herët e fundit.
Bardhi ka kërkuar që ligjvënësit opozitarë të mblidhen rreth orës 16:30 në Parlament dhe të futem grup në Kuvend.
“Nesër e hënë, ora 17:00, është planifikuar seanca e radhës plenare. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë. Ndërkohë, mbledhja e radhës e grupit do të zhvillohet si zakonisht, të martën, datë 31 Tetor, ora 13:00. Ju përshëndes!”, shkruhet në mesazhin e Bardhit drejtuar deputetëve të Rithemelimit.
Ndërsa seanca parlamentare është parashikuar të fillojë në 17:00.
Komisioni i Etikës përjashtoi 23 deputetë të opozitës nga seanca e fundit të Parlamentit, pasi rrëzuan karriget e ministrave dhe nuk lejuan të zhvillohej normalisht seanca.
Me kërkesë të socialistë, midis deputetëve të përjashtuar janë edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.