“Gazzetta dello Sport” për Asllanin, çfarë fshihet pas asistit të parë
“Gazzetta dello Sport” i kushtuar një artikull Kristjan Asllanit, i cili në Firence luajti ndeshjen e parë sezonale si titullar në Serie A. Në këtë transfertë mesfushori shfrytëzoi mjaft mirë mungesën e Çalhanoglusë duke shënuar emrin mes protagonistëve të fitores pasi ishte ai, i cili ekzekutoi goditjen e këndit të shndërruar në gol nga Martinez.
“Ndryshe nga një vit më parë nuk jam nën trysni. Jam më I qetë”, ka komentuar mesfuhsori shqiptar, i cili nisi nga minuta e parë këtë sezon takimin e tij të katërt. Ai lë të kuptohet tani situate është ndryshe pasi ndihet I mbështetur nga ekipi. “Çalhanoglu më ka ndihmuar shumë, por tani ka ardhur momentin të marr edhe unë përgjegjësitë e mia”, ka shpjeguar Asllani pas ndeshjes në Firence.
Numrat tregojnë një të vërtetë të madhe. Me 90’ e plota në “Franchi”, Asllani ka grumbulluar plot 500’ në fushë me Interin këtë sezon duke lënë pas Aleksis Sançez, Huan Kuadrado, Davi Klasen, Emil Audero, Stefano Sensi dhe Lusien Agumé. Të gjithë këto emra kanë një status tjetër nga ai i Asllanit, shpjegon “Gazzetta dello Sport”.
Shqiptari është gati për të bërë hapin e madh dhe përpara ka një të ardhme të artë, komenton gazeta rozë.