Gega dhe Smajlaj gati për Kampionatin Europian “Romë 2024”

Për atletikën shqiptare ditët në vazhdim do të jenë mjaft të rëndësishme pasi në Kampionatin Europian “Romë 2024” do të garojnë dy atletë si Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj.

Luiza Gega ka arritur normën kulifikuese për këtë kampionat më 31.08.2023, në mitingun “Diamond League” të zhvilluar në Bruksel, ku gjithashtu, theu dhe rekordin kombëtar të garës 3000m me pengesa me kohën 9.09.64.

Garat e dy atletëve shqiptar do të nisin ditën e premte, më 07.06.2024, ku në oren 12:55 do të zhvillohet garat kualifikuese e kërcimit së gjati, grupi A dhe B, dhe paralelisht në orën 13:05 në pistë do të zhvillohet gara kualifikuese e 3000 metrave me pengesa. 

Kampionia në fuqi e Europës Luiza Gega do të synojë të mbrojë fronin për t’i sjellë Shqipërisë një tjetër medalje në Kampionatin Europian.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.